Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, gjatë konferencës që është duke u mbajtur, “Çlirimi i ekonomisë, platforma kundër korrupsionit dhe oligarkisë”, ka bërë dhe një deklaratë të fortë për marrëdhëniet mes krimit dhe politikës sipas një strategjie për të avancuar dhe pastruar paratë në ekonominë shqiptare.

Sipas kreut të PD-së, janë duke u aplikuar dy mënyra për pastrimin e parave të e pista në vendin tonë dhe ato po funksionojnë me lejen e Kuvendit të Shqipërisë.

“Në Kuvend po legjitimohet pastrimi i parave të pista përmes industrisë së bixhozit dhe aferave korruptive të ndërtimit”, ka treguar Basha dy mënyrat e mafies, për tjetërsimin dhe ligjërimin e produktit të vet kriminal./syri.net