Ashtu si në seancën e kaluar, edhe këtë të enjte, fjala e kreut të PD-së, Lulzim Basha është transmetuar vetëm në Facebook.

Pasi morën fjalën për procedurë, Basha vazhdoi më shumë se 3 minuta të fliste, çka bërë që kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi të ndërpriste seancën.

Por megjithatë, kjo nuk e ka penguar Bashën që fliste nga foltorja e Kuvendit, e ndërsa prapa tij, disa deputetët të PD-së mbanin të shpalosur një banderolë kundër kryeministrit Edi Rama.

Fjala e kreut të PD-së, u përqendruar tek çështja më e debatuar e ditëve të fundit, audio-përgjimit të Agron Xhafajt, vëllait të ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

Basha e ka bërë të qartë se negociatat me BE nuk do të hapen, dhe kjo jo për faj të opozitës, apo të ndonjë vendi të BE, por vetëm për fajin e Edi Ramës.

Kreu i PD-së ka folur edhe për një mesazh që ia kanë dërguar kryeministrit Rama, se pa zgjedhje të lira dhe të ndershme nuk do të ketë hapja të negociatave.

Pasi ka mbaruar fjalën, deputetët e PD-së kanë lënë Kuvendin, ndërsa Ruçi ka filluar seancën parlamentare.

“Ka mbetur ajo i mbetet njerëzve të lirë, kur kushtetuta shkelet, kur qeveria qeveris jashtë ligjit është e dhjetëra e sovranit të marrë fatin në dorën ftoj shqiptarët të bashkohen në protestën më të madhe kombëtare në orën 11 të shtunën, si njerëz të lirë, se nuk mund të humbasim më kohën tonë duke u marrë me kriminelin e radhës

Ta mbyllim njëherë e mirë këtë kapitull e të hapim ata që meritoni ju,

Ne i larguam ata që mbrojti Rama, sot po mbron Xhafaj, ne do të largojmë atë, krimin dhe vetë kupolën mafioze me Ramën në krye, mbajtja e statusquo është e pamundur, vendi ka njerëz të ndershëm që mund t’i shërbejnë, PS ka njerëz të ndershëm, ndaj sot u bëj thirrje socialistë që ndihen të neveritur nga kapja e partisë, bashkohuni me ne, me shqiptarët, për një Shqipëri me qeverisje të ndershme dhe PS të ndershme.

Çfarëdo që të thotë sot ky daulleshpuari shqiptarët e dinë se negociatat nuk hapen pa u luftuar krimi, me reforma në letër, pa e ndarë qeverisjen nga krimi

Rama si ta kane thënë edhe mbrëmë, nuk hapen negociatat pa zgjedhje te lira dhe te ndershme.

le te jemi te hapur te drejtpërdrejtë me njeri tjetrin, as opozita, as BE, as Holanda, Macroni, Merkeli nuk janë pengese, Rama ti jepe pengese. Xhafaj është pengesa qeveria jote, ju jeni tradhtaret e popullit.”, tha Basha.