Lulzim Basha deklaroi se Edi Rama do të paguajë për plagosjet e sotme të qytetarëve para parlamentit.

Sipas Bashës, qytetarët me të drejtën e tyre të mbrojtur nga ligji u goditën ashpër. Ai përmendi gra që janë shtruar në spital me brinjë të thyera e shtylla kurrizore të shembura.
Basha shprehu keqardhje edhe për policen e cila humbi gishtat e dorës ditën e sotme nga një kapsollë e hedhur nga protestuesit.

Për të gjitha këto, Basha deklaroi se Edi Rama do t’a paguajë.

“Ai për vjedhjen 40 milionë euro nuk ndalet as para shtëpive të qytetarëve, të cilëve i ka vënë kryqet” – u shpreh Basha.