Basha para protestuesve: 30 qershori do të jetë varreza politike e Edi Ram

“30 qershori do të jetë varreza politike e Edi Ramës”, kështu u shpreh kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha para qytetarëve në fjalimin hapës të protestës së opozitës.
Më tej Basha u shpreh se ora e Ramës po mbaron në çdo kancelari të Europës dhe perëndimit.

Marketing

“Largimi i Edi Ramës i panegociueshëm. Zgjidhje politike pa nxjerrë nga qelitë vëllezërit që janë aty pse protestuan për demokracinë dhe pa futur në qeli ata që vodhën votat nuk ka zgjidhje politike. Çdo tentativë për të provokuar shqiptarët do të dështojë me turp ndërsa 30 qershori do të jetë varreza politike e Edi Ramës dhe rilindjes së krimit. Rama ik!

Këto mesazhe të qarta dhe të prera dua ti bëj të qarta për këdo që nuk e di. Nuk ka më në Shqipëri, nuk do të ketë më në Shqipëri, zgjedhje me Edi Ramën nuk do të ketë më në Shqipëri, proces politik pa dënuar hajdutët e votave. Ky është standardi i Europës, ky është standardi i Perëndimit. Tik taku i ores se Edi Rames po mbaron ne cdo kancelari te Europes dhe perendimit. Asgje nuk e shpeton dot Ramen nga verdikti i nje populli europian”, – tha Basha./Oranews

Marketing