Basha shkon sot në prokurori

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha pritet që sot të shkojë tek Prokuroria e Krimeve të Rënda.
Ai do të dëshmojë para prokurorëve belgë për çështjen “Toyota Yaris”, ku u kapën 3.4 milionë euro.

Marketing

Më herët kryetari i opozitës ishte shprehur i gatshëm për të ndihmuar me informacionet që disponon në zbardhjen e lidhjeve kriminalo-politike, në aferën e pastrimit të miliona eurove, me garanci politike të përfaqësuesve më të lartë të kupolës së Rilindjes.

“Zoti Basha ka qenë në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet belge dhe ka qenë në prite të rakordimit për mënyrën e bashkëpunimit”, njofton PD.
Prokurorët belgë që po merren me hetimin e kësaj çështjeje, kanë ardhur në Tiranë për të marrë në pyetje kreun e PD.