Kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Lulzim Basha, me bashkëpunëtorë ka bërë homazhe në varrezat e dëshmorëve, për nder të festës së flamurit.

Me këtë rast i pari i demokratëve u ndal para medieve për të dhënë një mesazh urimi për gjithë shqiptarët.
Por Basha nuk ka qenë edhe fort i mirë me datat.

“Gëzuar nga zemra të gjithë shqiptarëve ditën e shenjtë të flamurit, ditën e pavarësisë së lirisë së Shqipërisë. Sot përkulemi në ditën më të thellë përpara simbolit tonë kombëtar, flamurit të Kastriotëve që u ngrit për herë të parë në kështjellën e tyre në 1944… 1444”, tha Basha.

Pas gafës së dytë ka reaguar kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, që postoi reagimin e krye opozitarit në rrjetet sociale.

https://twitter.com/ediramaal/status/1067767237828857856?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1067767237828857856&ref_url=http%3A%2F%2Fklankosova.tv%2Fbasha-uron-per-festen-e-flamurit-gabon-dy-here-me-datat%2F