BASHA: ZËVENDËSKRYEMINISTRI i parë përfaqëson avancim të përfaqësimit të shqiptarëve në RMV (VIDEO)

Mbajta e pozicionit të zëvendëskryeministrit të parë nga një përfaqësues i shqiptarëve, i bashkëkombësve tanë i bashkëngjitet risive dhe përparimit, avancimit të përfaqësimit të bashkëkombësve tanë në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Kështu është shprehur kryetari i Partisë Demokratike (PD), Lulzim Basha pas një takimi të realizuar në selinë blu me zëvendëskryeministrin e parë të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi, informon GAZETA.MK

Marketing

“Pata kënaqësi të dëgjojë në vetë të parë nga vetë zëvendëskryeministrit Grubi për disa nga avancimet kuptimplota ë rrafshin e përfaqësimit politik të shqiptarëve në RMV, sikundër dhe angazhimin e Qeverisë e në veçanti forcave politike shqiptare për projektet e përbashkëta të cilat do të shkojnë kah forcimi i bashkëpunimit ekonomik dhe tregtar midis dy vendeve tona me impakt të drejtpërdrejt tek punësimi dhe mirëqenia e qytetarëve tanë ku përfshihen projekte që kam pasur për zemër dhe që janë avancuar siç është Korridori 8, ka mbetur në Elbasan, por e sigurova zëvendëskryeministrin Grubi që do të vazhdojë deri në lidhje me territorin e RMV-së, ndërkohë që u gëzova kur mësova që po kështu po ndërmerren hapa për segmente që mungojnë në korridorin Shkup-Qafë Thanë.”

Marketing