Bashkë përpara: Gazetarja Snezhana Llupevska nuk e flet të vërtetën

Dëshirojmë ta informojmë opinionin se sonte, në lajmet e Televizionit Tellma, gazetarja Snezhana Llupevska nuk e foli të vërtetën.

Marketing

Kemi obligim para qytetarëve t’i cekim faktet, argumentet dhe të vërtetën.

Nuk është e saktë se ka qenë i caktuar debat televiziv në televizionin Tellma, sot, më 24.04.2019.

Gjithashtu nuk është e saktë se kandidati për president, Stevo Pendarovski apo nga ekipi i tij kanë cekur se “për shkak të obligimeve nuk mund të marrë pjesë në debat”.

Së pari, sepse debati as që ishte caktuar.

Së dyti, sepse në ftesën e televizionit Tellma, të cilën ia bashkangjisim kësaj demant-kumtese, janë cekur disa termine, përkatësisht, siç qëndron; “gjatë ditës së nesërme, apo më vonë. Nëse kjo nuk është e mundur do të dëshironim dueli të mbahet në ditën e fundit të fushatës apo më 3 maj”.

Në bazë të kësaj ftese të televizionit Tellma, në bisedë telefonike me gazetaren Llupevska është cekur se për shkak të obligimeve të kandidatit për President, ndërkaq për shkak të periudhës së shkurtë për zhvendosje të aktiviteteve tashmë të dakorduara për përballjen televizive, duhet të kërkohet termin i cili do të jetë i pranueshëm në mënyrë të ndërsjelltë, në suaza të propozimeve nga mediumi.

Harmonizimi i termineve është procedurë normale, pa favorizim të cilës do palë, posaçërisht kur bëhet fjalë për afate mjaft të shkurtëra.

Nëse dikush dëshmon se nuk ka problem me përballjen, ai është Stevo Pendarovski, i cili iu përgjigj të gjitha kërkesave.

Meqenëse tashmë u zgjeruan spekulimet të cilat janë nxitur me të pavërtetat e plasuara, presim kërkim falje nga gazetarja Snezhana Llupevska e cila njëherit është edhe kryeredaktore e programit informativ.

Bashkë përpara, Shtabi zgjedhor i Stevo Pendarovskit