Bashkëpunimi Kumanovë – Gjilan, do të realizohen dy projekte ndërkufitare

Si rezultat i bashkëpunimit të frytshëm ndërkufitar, komunat e Kumanovës dhe Gjilanit për realizimin e dy projekteve të reja do të përfitojnë mbi 1 milion euro, mjete këto nga BE.

Marketing

Bëhet fjalë për projekte për përforcimin dhe ruajtjen e trashëgimive kulturore e historike si dhe qëndrueshmërinë ekologjike në të dyja komunat.

“Njëri ka të bëjë me përforcimin dhe ruajtjen e trashëgimive kulturore e historike në të dyja komunat në vlerë prej 477.000 euro, kurse projekti tjetër është për qëllime shëndetësore dhe ekologji të qëndrueshme në këto dy komuna në vlerë prej 553.000 euro.”,- tha kryetari i Kumanovës, Maksim Dimitrievski.

“Ky bashkëpunim mes Gjilanit dhe Kumanovës është edhe një dëshmi se në Ballkanin perëndimor kur hapet bashkëpunimi dhe largohen barrierat tjera, pengesat e qarkullimit të njerëzve dhe mallrave dëshmon qartë edhe për një mbështetje të madhe financiare. Kemi punuar shumë me homologun tim Maksim, që vendkalimi kufitar Bellanoc-Stançiç të bëhet fakt. Aty punët janë kryer, gjithçka është realizuar dhe presim që qeveritë teknike, si ajo e Kosovës, por edhe e RMV-së, së bashku me KE-në, të hapin këtë vendkalim kufitar që do të jetë për qarkullim të lirë të njerëzve dhe pas 6 muajve të funksionimit të shfrytëzohet edhe për qarkullim të mallrave dhe bizneseve.”,- tha kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri.

Të përkujtojmë se nga bashkëpunimi ndërkufitar, paraprakisht komunat e Kumanovës dhe Gjilanit përfituan edhe në projektin e rrjetizimit të tregjeve të të dyja komunave të financuara po ashtu nga BE.

Marketing