Bashkëpunimi në vepër, Siljanovska-Reka (VIDEO)

Kandidatja për president nga radhët e VMRO-së, Gordana Siljanovska ka publikuar një spot të përbashkët me kandidatin e pavarur shqiptarë Blerkim Reka i cili ka mbështetje nga ASH-ja e Ziadin Selës dhe BESA e Bilall Kasamit.

Marketing

Siljanovska gjithashtu ishte sot edhe në zyrat e shtabit të Blerim Rekës ku  shton edhe më shumë dyshimet që ditëve të fundit janë shfaqur në opinion, gjegjësisht për një koalicionim apo marrëveshje mes tyre për rrethin e dytë të zgjedhjeve, shkruan TS.

Këto dyshime janë shtuar edhe më shumë edhe gjatë debateve televizive që janë zhvilluar me kandidatët për president, ku në shumicën e rasteve Blerim Reka dhe Gordana Siljanovska kanë qenë në një vijë në disa qëndrime dhe asnjëherë nuk janë kundërshtuar mes vete në debatet që janë zhvilluar deri më tani.

Ndryshe kanë mbetur edhe dy ditë deri në heshtjen zgjedhore ku me 21 prill do të mbahen zgjedhet e rrethit të parë për president të Maqedonisë së Veriut./TS/

Многу симпатична идеја за претставување на кандидатите

Publiée par Biljana Vankovska sur Mercredi 17 avril 2019

 

Marketing