Bashkëshortja e Mickovskit me veshje provokuese para Papës (Foto)

Rozi Mickovska bashkëshortja e kryetarit të VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickovski për vizitën e Papës është veshur me veshje joadekuate shrkuajnë mediumet maqedonase.
“Për në meshën e mbajtur në sheshin e Shkupit ajo ka mbajtur çorapë të tejdukshëm që lënë përshtypjen e këmbëve të zhveshura. Edhe fundi i saj ishte mbi gjunjët” shkruajnë mediumet maqedonase.

Marketing

Sipas mediave kjo veshje është në kundërshtim me rregullat e Vatikanit. Në ueb faqen e Vatikanit në pjesën për rregullat e veshjes thuhet se: Kur të takohen me papën për femrat është e pranueshme të mbajnë veshje me ngjyrë të zezë fustan me model të thjeshtë me shpatulla të mbuluara dhe fustani të jetë nën gjunjët.
Mediumet shkruajnë se këto rregulla nuk i ka respektuar as bashkëshortja e presidentit të Maqedonisë Gjorgi Ivanov.