Bashkësia e maqedonasve në Shqipëri mbështesin progresin e Maqedonisë drejtë BE-së dhe NATO-s

Kryeministri Zoran Zaev sot u takua me përfaqësues të bashkësisë së maqedonasve në Shqipëri, Eftim Mitrevski dhe Niko Kitani, i cili është përfaqësues i pakicës maqedonase në Komitetin për pakica kombëtare pranë Qeverisë së Republikës së Shqipërisë.

Marketing

Në takim, siç kumtoi pres-shërbimi qeveritar, nga përfaqësuesit e bashkësisë së maqedonasve në Shqipëri është shfaqur përkrahje për proceset e suksesshme të cilat çojnë drejtë progresit të Maqedonisë në integrimet euroatlantike. Ishte biseduar për shumë çështje të tjera aktuale dhe për rezultatet nga komunikimi i thelluar ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe bashkësisë së maqedonasve në Shqipëri.

“Do ta intensifikojmë edhe më shumë mbështetjen në nivel parimor, ndaj maqedonasve të cilët jetojnë dhe punojnë në Shqipëri. Ekziston klimë politike pozitive për këtë”, ka theksuar kryeministri Zaev.

Përfaqësuesit e bashkësisë së maqedonasve në Shqipëri shfaqën propozime konkrete në zhvillimin e cilësisë së jetës dhe arsimit të banorëve nga Prespa e Vogël, Gollo Bërdo dhe Korça.