Bashkim Hasani i përgjigjet doktor Taravarit

Bashkim Hasani

Marketing

Doktor, mbremë në një emision televiziv përsëri ke provuar të bëjsh mundje me mua, por harron se ti je Mjek dhe nuk je Mundës, pavarësisht se fillojnë me “M”, nuk janë të njëjta.

Unë, doktor mundjen e kam përvetësuar dhe ushtruar me djersën time dhe pa asnjë kompensim kam përfaqesuar qyetetin dhe shtetin tim, ndërsa shefat e kabinetit tënd me kanë duartrokitur, dhe ka gjasa që edhe ti të më keshë duartrokitur.

Ti doktor profesionin e mjekut e ke ushtruar për interes material dhe për xhepin tënd, edhe atë për 1000 denarë për një të mëshuar çekanit. Dhe si rezultat i bisnes-profesionit tënd sot posedon vetura, banesa dhe shtëpi, të gjitha këto në shumës.

Për fund, sa për informimin tënd doktor, anatominë dhe fiziologjinë si provime i kam dhënë te të njëjtit profesorë që i ke dhënë edhe ti si student. Mos u habit që edhe notat mund ti kemë më të larta se ti, konfirmoe po deshe.

Shëndet doktor dhe fillo puno diçka se vetëm fjalë ke dhe kurgjë tjetër. T’i mësuan rrenat qytetarët, doktor.

Marketing