“Bashkimi bën fuqinë”, klubet italiane mbledhin para për ta luftuar Covid-19

Klubet e futbollit, po ashtu vetë futbollistët dhe tifozët italianë janë bashkuar për të luftuar kundër virusit korona.
Deri më tani janë mbledhur miliona euro për mbështetje shëndetësore.

Marketing

Kurse dita e djeshme ishte një nga ditët më të vështira për Italinë, pasi që numri i personave të vdekur shkoi në 3,405 duke e kaluar kështu edhe Kinën.

Klubi i Romës ka bërë donacion 8.000 palë doreza dhe po ashtu 2.000 shishe me dezinfektues në kishat e kryeqytetit kurse po ashtu edhe Interi ka dhuruar 300.000 maska mbrojtëse.

Po ashtu futbollistët e Interit kanë dhuruar 500.000 euro kurse Roma, Milan, Juventus, Fiorentina secila nga to ka arritur të grumbulloj më shumë se 420.000 euro.

Edhe Ibrahimovic ka krijuar një fond në të cilin ai së pari ka dhuruar 100.000 euro kurse deri më tani fondi i tij i ka kaluar më shumë se 250.000 euro.

Marketing