“Baskerfest” fillon prej nesër deri më 24 qershor

Festivali i artistëve të rrugës “Baskerfest” tradicionalisht do të mbahet në sheshin “Maqedonia” nga 12 deri më 17 qershor, por paraprakisht karvani i këtij shou rrugor do të kalojë përmes disa qyteteve në vend.

Do të fillojë nesër në Ohër (8 dhe 9 qershor), të dielën, 10 qershor do të kalojë në Komunën Gjoqe Petrov, më 15 dhe 16 qershor në Koçanë, më 18 dhe 19 në Veles, më 20 dhe 21 në Shtip, më 21 qershor në Makedonska Kamenicë dhe nga 22 deri më 24 qershor në Komunën Qendër.

Organizatorët paralajmëruan më shumë se 20 pika të performuesve nga disa vende, ndërsa vizitorët do të kenë mundësi të mënyrë interaktive që të kyçen.

Në “Baskerfest”-in e sivjetshëm do të marrin pjesë akrobati Endi Di nga Kanadaja, i cili performon akrobacione me ndihmën e një hullahopi të madh, Mister F nga Franca – basker-performues, i cili paraqitet me ballon gjigand, Kozani dhe Vendi nga Argjentina dhe Espuma Bruma e cila ec në litar, mjeshtri i mundjes Hiro-San nga Japonia, spanjolli Maksimo Optimo, i cili zhonglon me motoseka…

evn