Basketbollisti nga Kosova vazhdon karrierën në SHBA

Edhe një basketbollist tjetër nga Kosova do ta vazhdojë karrierën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Marketing

Shtatgjati Shkëlqim Bajrami, së fundi është bërë anëtar i Berkeley College në New York.

Basketbollisti 21-vjeçar, luan në pozitat katër dhe pesë dhe deri më tani ka shkëlqyer në ndeshjet para përgatitore.

Ndryshe, Bajrami hapat e para i ka marrë te Sigal Prishtina si dhe ka veshur fanellën e Prishtina e Re.

Marketing