Bastisje në Gazi Babë, arrestohet trafikanti i drogës

Gjatë ditës së djeshme (14.05.2021) në Gazi Babë të Shkupit zyrtarët policor nga njësiti për tregti të paligjshme të drogës kanë privuar nga liria 32 vjeçarin B.I. nga Shkupi.

Marketing

Gjatë bastisjes në shtëpinë e tij dhe hapësirave tjera ndihmëse të kryera me urdhër gjyqësor është gjetur dhe konfiskuar marijuhanë dhe një matëse.

B.I. është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit ndaj tij do të ngritët padi adekuate.

Marketing