Bastisje në Manastir, arrestohet një person

Dje (05.05.2021) rreth orës 21:00 në rrugën “Prilepska” në Manastir nëpunësit nga Sektori për Punë të Brendshme Manastir kanë privuar nga liria I.L (38) nga Manastiri.

Marketing

Pas kontrollit te ai është gjetur dhe konfiskuar marihuanë, ndërsa më herët gjatë një kontrolli në shtëpinë e tij e kryer me urdhër të gjykatës, u gjetën dhe u konfiskuan marihuanë, peshore digjitale dhe para.

38 vjeçari I.L është mbajtur në stacionin e policisë dhe pasi çështja të dokumentohet plotësisht kundër tij do të ngritet akuzë adekuate.

Marketing