Bastoret përgatiten për lojërat online

Lojërat e fatit do të organizohen sikur deri më tani, vetëm se kjo industri për qytetarët do të ketë shërbime edhe përmes mënyrës elektronike “online”. Kryetari i Asociacionit të bastoreve, Vasko Ilievski për Alsat ka deklaruar se për momentin më e rëndësishme është të rregullohet çështja me virusin korona. Me largimin e pandemisë, gradualisht do të hapen edhe objektet ku do të organizohen lojërat e fatit. Nga Asociacioni pohojnë se janë për masa më të ashpra dhe gjoba më të larta për kompanitë që do të lejojnë persona nën moshën 18 vjeçe.

Marketing

Mbetemi në qëndrimin tonë se rregullimi i lojërave të fatit është korrekte në raport me standardet evropiane dhe mbetemi në qëndrimin se do të rregullohet çështja e personave të mitur. Kjo çdoherë është respektuar dhe është mirë e rregulluar në të gjitha vendet evropiane dhe gjithashtu mbesim në qëndrimin nëse duhet të ketë rritje të gjobave dhe mbesim në qëndrimin se është korrekte dhe e pranueshme nga ana jonë- deklaroi Vasko Ilievski- kryetari i Asociacionit të bastoreve.

Nga Lëvizja “Anti bixhoz” janë të zhgënjyer me vendimin e qeverisë, i cili mundëson, përveç mënyrës tradicionale të basteve dhe llojeve të tjera të lojërave të fatit, ajo tani të mund të bëhet online. Për Alsat deklaruan që në fillim të vitit, nga Qeveria u kanë premtuar që gradualisht kazinot dhe lojërat e tjera të fatit do të mbyllen, ndërsa tani po sillet një vendim krejtësisht tjetër.

Qeveria solli Dekret që lejon kazinotë dhe bastoret të ofrojnë shërbime online. Deri më tani, vetëm Lotaria Shtetërore e Maqedonisë kishte një mundësi të tillë. Ndryshe, rreth tetë mijë persona punojnë nëpër bastore, ndërsa vetë industria është një nga ato që paguan taksat më të larta për shtetin. Kundër punës së bastoreve dhe kazinove ishin organizuar edhe disa protesta, me arsyetimin se objektet e tyre janë afër institucioneve arsimore dhe fetare.

Marketing