Bayern merr trofeun e parë të vitit pa shënuar asnjë gol

FC Bayern Munich ka fituar trofeun e parë të vitit 2019 pa shënuar asnjë gol të vetëm.

Marketing

Skuadra kampione në fuqi e Bundesligës e ka fituar Telekom Cup pas dy fitoreve me penallti.

Bayern ka mposhtur në finale Borussia Munchengladbach 4-2 me penallti duke siguruar për të pestën herë titullin e këtij turneu miqësor.

Pas 45 minutave, rezultati ishte i pandryshuar 0-0. Ndërkohë vendin e tretë e ka zënë Fortuna Dusseldorf pas fitores 3:1 ndaj Hertha BSC.

Përpara 40,000 spetaktorëve Bayern ka mposhtur 8:7 me penallti Dusseldorf në stadiumin e tij.
Në ndeshjen e dytë të gjysmëfinales, Gladbach ka mposhtur 1-0 Berlinin. Ndeshjet kanë zgjatur nga 45 minuta.

Marketing