Bayern Munihu, eliminohet nga skuadra e Bundesliga II

Bayerni nga Munihu turpërohet, eliminohet me penallti me rezultat 6:5 nga skuadra e Bundesliga II, Holsten Kiel. Holstein kualifikohet në të tetën e finales së Kupës së Gjermanisë në futboll.

Marketing

Skuadra e Holstein Kiel befason për të mirë, duke i rezistuar fuqishëm Bayernit nga Munihu dhe madje edhe duke e eliminuar.

Skuadra e Bundesliga II, tregon lojë të madhe, duke përfunduar takimi në kohën e rregullt me rezultat 2:2.

Golat për Kiel i realizuan Bartels (37′) e Wahl (90+5′) dhe për Bayernin Gnabry (14′) e Sane (48′).

Pas vazhdimeve dy herë nga 15 minuta, rezultati mbetet i pandryshuar dhe penalltitë përcaktuan fituesin. Kiel trondit Bayernin!

Penalltitë, për Holstein Kiel shënuan Hauke Wahl, Ahmet Arslan, Janni-Luca Serra, Lee Jae-Sung, Niklas Hauptmann, Fin Bartels dhe për Bayernin realizuan Robert Lewandowski, Joshua Kimmich, Thomas Muller, David Alaba, Douglas Costa ndërsa dështon Marc Roca.

Duhet theksuar se, pas 15 jave në Bundesliga II Holstein Kiel është në vend të tretë me 29 pikë.