Bayerni fiton me shumë vështirësi, presion Dortmundit

Bayerni ka marrë tri pikë të arta në udhëtim te Augsburgu, duke triumfuar 2-3.
Bayern Munich nuk e ka ndërmend të dorëzohet në luftën për titull.

Marketing

Në xhiron e 22’ në Bundesliga, djelmoshat e Niko Kovacit kanë marrë fitore të madhe në udhëtim te Augsburgu, duke triumfuar 2-3, raporton Gazeta Express.
Bayerni e pa vetën dy herë në disavantazh, por u rikthyen për të triumfuar në fund.
Vendasit shokuan mysafirët me një autogol pas vetëm 13 sekondave lojë, Leon Goretzkas e dërgoi topin në portën e tij.

Kingsley Coman barazoi gjithçka, duke shënuar për 1-1 në minutën e 17’.
Por, vendasit donin diçka më shumë nga ky takim dhe rikthyen epërsinë në minutën e 23’ përmes Ji Dong Won, që shënoi për 2-1, për rezultatin e pjesës së parë.
Megjithatë, Bayerni arriti të përmbysë gjithçka me të filluar pjesa e dytë.

Fillimisht Coman shënoi për 2-2 në minutën e 48’, kurse David Alabanm realizoi golin e fitores dhe të tri pikëve në atë të 52’, për rezultatin përfundimtarë 3-2.
Pas kësaj fitore, Bayerni i është afruar në vetëm dy pikë Borussia Dormtundit.

Bavarezët kanë shkuar në kuotën e 48 pikëve, kurse Dortmundi ka 50 pikë dhe kjo situatë i vë në presion para ndeshjes të hënën me Nurnbergun.

Marketing