Bayerni në finale të Kupës së Gjermanisë, për të 24-tën herë

Bayerni ka kaluar në finale të Kupës së Gjermanisë për të 24-tën herë në histori.

Marketing

Bavarezët në gjysmëfinale eliminuan Eintrachtin e Frankfurtit pasi e mposhtën me rezultat 2-1 në ndeshjen që u zhvillua në “Alianz Arena” pa praninë e tifozëve.

Bayerni kaloi në epërsi që në minutën e 14-të me golin e shënuar nga Perisic.

Në pjesën e dytë, Frankfurti barazoi rezultatin në minutën e 69-të me anë të Da Costas.

Por bavarezët u rikthyen shpejtë ku shënuan golin e dytë dhe të fitorës, vetëm pesë minuta më vonë me anë të Lewnadowskit.

Në finale Bayerni do të takohet me Bayer Leverkusenin.

Skuadra më e sukseshme gjermane e ka fituar këtë titull 19 herë në histori dhe vetëm katër herë është mposhtur në finale.

Marketing