Bayernit i ndodh e papritura/ Nga avantazhi 2-0, përmbyset 3-2 nga Borussia M.Gladbach

Bayernit të Mynihut i ka ndodhur e papritura mbrëmjen e sotme, teksa është mposhtur me rezultatin 3-2 nga Borussia Monchengladbach me përmbysje.

Marketing

Tashmë skuadra e Flik rrezikon të humbë vendin e parë, pasi Leipzigu qëndron vetëm 2 pikë pas dhe në rast fitoreje do i kalonte.

Ndeshja nisi mirë për bavarezët, të cilët realizuan dy herë, duke kaluar në avantazh të dyfishtë me Lewandowskin në minutën e 20-të dhe Goretzka në minutën e 26-të.

Megjithatë kur dukej se do ishte një ndeshje e lehtë për Bayernin, aty sapo kishte nisur spektakli.

Në minutën e 36-të Hofman shënon golin e parë për Gladbahun, teksa 10 minuta më vonë shënoi edhe të dytin, duke i dërguar skuadrat në dhomat e zhveshjes në barazim.

Kur në pjesën e dytë pritej reagimi i Bayernit, erdhi edhe goli i përmbysjes.

Nuhauz pas një asisti të marrë nga Hofman, shënon golin e tretë për Borusian në minutën e 49-të.

Këtë avantazh skuadra e Gladbahut e ruajti deri në fund, duke marrë kështu një fitore shumë të rëndësishme, e cila i dërgon në kuotën e 24 pikëve në vendin e 7-të.

Marketing