Baza e parë e NATO-s në Ballkan, investimi prej 50 milionë eurosh nis këtë vit në Kuçovë

Ministrja e Mbrojtjes së Shqipërisë Olta Xhaçka, në një intervistë për Euro News Albania ka folur lidhur me ndërtimin e bazës së parë të Organizatës Veriatlantike në rajon. Ajo tha se ndërtimi i saj do të filloi këtë vit në Kuçovë. Xhaçka theksoi se vlera e këtij ndërtimi do të kushtojë 50 milionë euro.

Marketing

“Në këtë moment jemi duke nënshkruar një marrëveshje teknike me agjencinë e specializuar pra NATOS për mbështetje dhe prokurimet. Ka një vit në fakt që kjo agjenci po harton masterplanin dhe projektin e detajuar ka përfunduar. Me lidhjen e marrëveshjes fillon menjëherë faza tjetër e ndërtimit edhe shumë shpejt në Kuçovë do të fillojë të dëgjohet zhurma e makinerive të rënda për ndërtimin. Është një investim i konsiderueshëm, është një investim, që e bën NATO pa diskutim, përmes fondeve kolektive. Është një investim që do të kapë të paktën 50 milionë euro, i cili do të fillojë këtë vit”, – tha ministrja, teksa shtoi se Ministria e Mbrojtjes i ka propozuar NATO-s që të marrë në konsideratë edhe bazën e Pashalimanit, edhe për shkak të gjeografisë së saj por edhe të avantazheve që ajo përbën, edhe për të investuar edhe atje një bazë detare “-tha ajo.

Marketing