BB do të suspendon përkohësisht borxhet e vendeve të varfra

Kryetari i Bankës Botërore, Dejvid Mellpas deklaroi se është i sigurt se do të arrihet marrëveshje me Fondin Monetar Ndërkombëtar për suspendim të përkohshëm të borxheve të vendeve më të varfra në botë.

Marketing

Mellpas paralajmëroi se për këtë propozim do të diskutohet në takimin e ministrave të Financave G-7 dhe G-20 javën e ardhshme dhe shprehu pritshmëri se propozimi do të marrë mbështetje të gjerë edhe në takimin e Komitetit 25 anëtarësh për Zhvillim të Bankës Botërore dhe FMN-së.

“Vendet e varfra presin që bashkësia ndërkombëtare ta marrë udhëheqësinë dhe ta lehtësojë krizën e borxheve. Unë jam i bindur se do ta arrijmë këtë”, tha Mellpas.

Marketing