BBC, CNN, EURONEWS: Dalja e ulët në referendum ka formuar mjegulla të reja mbi Maqedoninë

Rezultatet e referendumit të djeshëm në Maqedoni janë analizuar edhe nga mediat më të mëdha botërore. Në raportet e tyre nëdiat botërore shkruajnë se pjesa më e madhe e zgjedhësve ishin “për”, por dalja në votime ishte e ulët.

Marketing

“BBC” komenton se votimi për ndryshimin e emrit të Maqedonisë nuk ka pasur sukses për shkak se nuk është arritur pragu i nevojshëm. Sipas rezultateve preliminare është konfirmuar se vetëm mbi një e treta e qytetarëe të Maqedonisë kanë votuar për referendumin, por edhe përkundër këtyre rezultateve kryeministri Zaev e ka ftuar parlamentin që të “vërtetojë dëshirën e shumicës së atyre që kanë dalë në zgjedhje”.

Me titullin “Referendumi në Maqedoni nuk arriti daljen e duhur”, “Reuters” e transmeton deklaratën e njeriut të parë të KSHZ-së, Derkovski se për shkak të faktit se në referendum nuk kanë dalë 50% nga votuesit e regjistruar, nuk është është sjellë asnjë lloj vendimi.

“France Press” shkruan se pas publikimit të rezultateve, kryeministri Zaev iu kundërpërgjigj daljes së ulët të qytetarëve me qëllim që Maqedonia të anëtarësohet në BE dhe NATO. Kundërshtarët e referendumit mbeten në qëndrimin se dalja e dobët e qytetarëve ka bërë që rezultati të jetë dështues.

“Euronews” shkruan se dalja e ulët ka krijuar mjegulla mbi Maqedoninë ku votuesit me shumicë të lartë thanë “po” në referendum. Kryeministri Zaev tha se do të vazhdojë me procesin e ratifikimit me qëllim që të ndryshojë emrin në “Republika e Maqedonisë së Veriut”, edhe pse koalicioni i tij pranoi se referendumi nuk siguroi 50 për qind të daljes së qytetarëve.

“CNN” dhe “New York Times” njoftojnë se pas përfundimit të referendumit të dy taboret kanë shpallur fitore dhe se karakterisitika kryesore e këtij referendum ka qenë dalja e ulët. Gjithashtu këta dy media shkruajën se kryeministri Zoran Zaev po shikon gjitha mundësitë që t’i aktivizojë ndryshimet kushtetuese për ndryshimin e emrit të Maqedonisë.

Marketing