BBC: Kosovës i rriten dukshëm shpresat për Euro 2020 pas fitores ndaj Çekisë

BBC: Kosovës i rriten dukshëm shpresat për Euro 2020 pas fitores ndaj Çekisë

Marketing

Gazeta Express
8 Shtator 2019 8:28
Kosova ia ka rritur dukshëm vetes shpresat për t’u kualifikuar në turneun e parë në histori të saj, pas fitores kundër Republikës së Çekisë në ndeshjen kualifikuese për Euro 2020, shkruan BBC.

Kosova e Bernard Challandes e mundi me rikthim 2:1 Çekinë të shtunën në stadiumin Fadil Vokrri në Prishtinë, falë golave nga Vedat Muriqi dhe Mërgim Vojvoda, pasi Patrick Schick e kishte kaluar vizitorët në epërsi në fillim të takimit

Kjo fitore e bëri Kosovën lidere të grupit A për pak orë, por Anglia e kaloi në renditje duke e mundur 4:0 Bullgarinë. Megjithatë, dy ekipet e para në grup kualifikohen automatikisht dhe Kosova i ka dy pikë më shumë se Çekia, shkruan BBC.

Edhe sikur të dështonte ta zinte vendin e dytë në grup, Kosova përsëri do të ketë mundësi të luftojë për t’u kualifikuar në Kampionatin Evropian të vitit të ardhshëm, përmes play-off në Ligën e Kombeve, kujton mediumi britanik.

Kosova do të udhëtojë drejt Southamptonit të martën për t’u përballur me Anglinë në St Mary’s stadium në ndeshjen e ardhës kualifikuese për Euro 2020.

Marketing