Shërbimi publik britanik BBC njoftoi sot në faqen e tij të internetit se do të shkurtojë 450 vende pune, si pjesë e një programi për të ristrukturuar rrjetin e radiove dhe stacioneve televizive lokale në Angli, në mënyrë që të zvogëlojë kostot.

Pritet që duke ulur rrjetin dhe numrin e kompanive të punësuar, ata do të arrijnë kursime prej 25 milionë funta deri në vitin 2022, thuhet në informacion.