BBC vlerëson Arilenën: Eurovisionit i duhej një baladë e fuqishme

Mediumi i njohur britanik së fundi i ka kushtuar një artikull festivalit tqë njohur të këngës “Eurovision”.
Natyrisht vëmendjen më ta madhe kishte James Newman, përfaqësuesei i Mbretërisë së Bashkuar.

Marketing

Por, BBC gjithashtu nuk ka lënë pa komentuar edhe interpretimin e Arilenës, duke e quajtur si të nevojshme prezencën e një balade të tillë në “Eurovision”.
“’Eurovisioni’ nuk do të ishte “Eurovision” pa një baladë të fuqishme, preferohet të këndohet në një vëllim kryesor nga një femër me shumë flokë”, shkruan BBC.

“Në atë front, Arilena Ara sjell diçka të tillë. Kënga e saj quhet fjalë për fjalë “ulërimë” dhe ajo interpreton notat e larta me gjithë hollësinë e një zëri të veçantë”, vazhdon shkrimin gjiganti britanik.

Që kur fitoi X Factor Albania në vitin 2013, ajo është bërë një nga yjet më të mëdha të vendit, me më shumë se 1.1 milion ndjekës në Instagram. Solo-kënga e saj “Nëntori” ka qenë gjithashtu një hit në Rusi dhe Rumani, që do të thotë se ajo do të jetë e njohur për votuesit atje”, përfundon BBC.
Ndryshe, Arilena kohë më parë deklaroj se tashmë ka nisur punën për incizimin e këngës “Shaj” në gjuhën angleze.

Marketing