BDI: 600 Euro rrogë minimale për mësuesit dhe infermierët

Sot, kandidati për deputet nga radhët e Bashkimit Demokratik për Integrim, Izet Mexhiti, në sheshin Skënderbeu ne Shkup, prezantoi planin e tij të veprimit 100 ditor për përmirësimin e barazisë dhe standardeve të jetesës për të gjithë qytetarët e Maqedonisë së Veriut.

Marketing

“Ekzistojnë njerëzit, të cilët janë shtylla kryesore e shoqërisë sonë, por të cilët janë rrallë në qendër të vëmendjes, ata janë infermierët të cilët ruajnë shëndetin tonë, mësuesit, arsimtarët dhe edukatorët, që përgatisin fëmijët tanë për ardhmëri, për çka jemi të kënaqur, që në mandatin e fundit pagat minimale për mësuesit arritëm ti rrisim në 400 euro në muaj, tani, së bashku me Kryeministrin e parë Shqiptar, zotohemi se pagat minimale për mësuesit, arsimtarët dhe infermierët do ti rrisim për 50 % e cila do të arrijë deri në 600 euro“ – theksoi Mexhiti. “Kjo nuk paraqet vetëm përmirësim të standardeve të jetesës së tyre, por është vlerësim për kontributin dhe punën e personelit të shëndetësisë të cilët po kujdesen për shëndetin tonë si dhe mësuesve, arsimtarëve dhe edukatorëve që janë shtyllë e ardhmërisë së fëmijëve tanë” – shtoi Mexhiti.

Në fund, Mexhiti theksoi se brenda 100 ditëve të para kur Kryeministri ynë shqiptar do të merr detyrën, infermierët, mësuesit dhe arsimtarët – por edhe e gjithë shoqëria do të përfitojë nga kjo masë, për ta kthyer dinjitetin dhe për ti bërë krenarë, me entuziazëm ta vazhdojnë misionin e shenjtë të tyre.

Marketing