BDI: Angazhohemi për fushatë të qetë dhe demokratike, sipas standardeve ndërkombëtare

Bashkimi Demokratik për  Integrim sot nënshkroi Kodeksin për zgjedhje
fer dhe demokratike  në KSHZ duke iu referuar nenit 8v të Kodit
zgjedhor.
Përfaqësuesja e BDI , njëherit edhe kandidate për deputete Shermin Mamut
deklaroi që në këto zgjedhje duhet të sillemi si anëtare e organizatave
ndërkombëtare  NATO  dhe BE.
“ Me këtë nënshkrim japim porosi të qartë edhe për pjesëmarrësit
politik edhe për  votuesit se fushata duhet të jetë  fer e demokratike
ashtu siç I ka hije një shteti anëtar i plotfuqishëm në NATO dhe thuajse
anëtare edhe në BE. “, tha Shermin Mamut.
BDI edhe si  deri tani do të angazhohet për  një kampanjë konstruktive
dhe frymëzuese për të prezantuar punën dhe projektet që do ti realizoj
për ta merituar votën dhe besimin e qytetarëve.
Në pyetjen gazetareske se vallë BDI do të realizoj fushatë derë më derë,
kandidatja Mamut tha që gjithçka do të zhvillohet duke e  vënë në rend
të parë shëndetin e qytetarëve në këtë kohë pandemie.
“ Do të realizojmë një fushatë  shumë positive, fer dhe demokratike, por
gjithsesi duke e vënë në prioritet shëndetin e qytetarëve nga Virusi
Covid 19”, u shpreh ajo.

Marketing
Marketing