BDI-dega Zhelinë: Të merresh me Blerim Sejdiun është fatkeqësi në vete

Ky reagim nuk bëhet për të ngritë relevancën e paraqitjes publike të kryetarit të Komunës së Zhelinës sepse të merresh me Blerim Sejdiun është fatkeqësi në vete.

Marketing

Misioni i tij është që duke u shërbyer me gënjeshtra, shpifje dhe trillime, të linçon ata persona që me punë dhe përkushtim mundësuan investime mbi 13 milion euro në Komunën e Zhelinës. Sado gënjeshtra dhe shpifje të thot Blerim Sejdiu, e vërteta dhe faktet janë aty! I vetmi projekt i tij është Muzeu Mobil. Ujësjellësin, shkollat, rrugët i ka projekte nga mandati i kaluar me mjete të siguruara për të cilat disa herë kemi paraqitur dëshmi.

E bukura e paraqitjes publike të Blerim Sejdiut është se përfundimisht e pranoj se marrëveshje me Arti Future as nuk ka as ka pasur ndonjëher dhe edhe ato që i besuan gënjeshtrës së investimit 60 milion euro nga kjo kompani sot mund të zgjohen nga gjumi në të cilën ishin.

Vetëm një njeri i dehur nga pija e injorancës, paturpësisë dhe paaftësisë me aq kollajllëk mund të thot se borxhi në Komunë ishte mbi 2 milion euro a në të njejtën kohë të paraqet para institucioneve borxh prej 1.3 milion euro. Edhe ky borxh, nuk është borxh tërësisht nga koha e menaxhimit me Komunën nga z.Fatmir Izairit por i kryetarëve paraprak (350 mij euro ndaj Golec Trans që në kohën e z.Qenan Aliut; 350 mij euro borxh nga koha e z.Mefail Osmanit dhe Qenan Aliut ndaj EVN/ELEM; 80 mij euro borxh ndaj ministrisë së financave nga koha e z.Qenan Aliut)

Me të drejtë shprehej Gëte se “Asgjë nuk është më e tmerrshme se injoranca aktive”. Sot, fatkeqësisht injoranca dhe asgjëja kanë shtëpinë në zyrën e kryetarit të Komunës së Zhelinës.

Marketing