Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) dënon gjuhën e urrejtjes si dhe aktet e dhunës së shfaqur nga tifozët e Vardarit në Shkup, pas fitores së këtij klubi të hendbollit.

Bashkimi Demokratik për Integrim kërkon nga organet kompetente që të hetojnë rastin e djeshëm dhe personat që në vazhdimësi përsërisin këtë dukuri të dalin para organeve të drejtësisë.

Njëkohësisht, BDI fton qytetarët që të mos bien pre e provokimeve të ulëta nga tifo e grupeve të ndryshme.

Klubet dhe sportistët duhet të reagojnë gjithashtu për ta dënuar dhe për t’u distancuar nga dhuna dhe urrejtja, me kërkesë që tifozët në mënyrë sportive të festojnë fitoret e klubeve sportive dhe jo të nxisin urrejtje dhe ndarje në mes bashkësive të ndryshme etnike që jetojnë në Maqedoninë e Veriut.