BDI dhe LSDM harmonizojnë programin dhe parimet, bisedojnë për ndarje të përgjegjësive

Konsultimet dhe punimet intensive në nivelin e sekretarëve partiak
vazhdojnë gjatë fundjavës për një marrëveshje koalicioni midis LSDM-së
dhe BDI-së

Marketing

Pas vendosjes së parimeve dhe mënyrës së funksionimit të koalicionit,
ekipet negociuese janë duke punuar në harmonizimin e programeve
zgjedhore të të dy palëve në një program pune të propozuar të Qeverisë
eventuale të ardhshme.

Gjithashtu, sot fillon procesi i rishikimit të ndarjes së përgjegjësive
në koalicionin e ardhshëm, si dhe propozimet për drejtues të
përshtatshëm, të përgatitur, të ndershëm dhe të aftë, të cilët do të
jenë në gjendje të zbatojnë plotësisht programin në një afat katër
vjeçar.

Ne menjëherë do të njoftojmë opinionin për çdo lajm shtesë ose përparim
në lidhje me negociatat.

I vetmi informacion i saktë është ai i marrë nga zyrtarë të palëve të
përfshira në negociata.