BDI dhe LSDM i vazhdojnë bisedat, harmonizohet programi qeveritar dhe sistemimi i përgjegjësive në departamente

Takimet konstruktive të punës midis BDI -së dhe LSDM-së vazhdojnë edhe sot,
në nivelin e sekretarëve të përgjithshëm, me qëllim të sigurimit të një Qeverie të qëndrueshme që në një mandat të plotë katër vjeçar do të ofrojë dhe të arrijë të gjitha shërbimet dhe qëllimet e pritura të qytetarëve.

Marketing

Pasi të dy partitë vendosën parimet e koalicionit dhe përcaktimet e një qeverie të mundshme të përbashkët të ardhshme, sot ata po punojnë për harmonizimin e programeve fituese të zgjedhjeve të të dy palëve dhe
krijimin e një programi pune katër vjeçar të qeverisë së ardhshme, plotësisht të angazhuar për ekonominë, drejtësinë, barazinë dhe integrimin.

Shpërndarja e përgjegjësive sipas departamenteve në koalicionin e ardhshëm është duke u zhvilluar, një proces në të cilin është bërë përparim i mirë dhe është arritur marrëveshje në parim.

“Të dy palët janë zotuar të propozojnë drejtes të institicuoneve të përshtatshëm, të përgatitur, të ndershëm dhe të aftë që do të zbatojnë programin në mënyrë të suksesshme gjatë një mandati të plotë katër
vjeçar. Organet e partisë, sekretarët e partisë dhe zëdhënësit do të informojnë menjëherë publikun për çdo moment të ri në negociata dhe lusin publiku dhe mediave që të mos marrin parasysh spekulimet.
Ne jemi të vetëdijshëm për urgjencën dhe nevojën për konsolidimin të institucioneve pas zgjedhjeve dhe shpresojmë të arrijmë një marrëveshje përfundimtare në ditët në vijim”, qëndron në kumtesën e LSDM-së.