Bashkimi Demokratik për Integrim apelon deri te diaspora e nderuar nga vendi ynë të shfrytëzon të drejtën e votës duke u regjistruar për t’u bërë pjesë e ndërtimit të ëndrrës së përbashkët për një Maqedoni plotësisht të integruar në NATO dhe në Bashkimin Evropian.

Duke marrë parasysh se një numër i madh i mërgimtarëve këto ditë gjenden në vendlinje, ju njoftojmë që të drejtën e regjistrimit mund ta realizojnë edhe në mënyrë elektronike në webfaqen e komisionit shtetëror zgjedhor deri më 23 gusht: https://dijaspora.sec.mk/Default.aspx.

Gjithashtu, ftojmë mërgimtarët e nderuar të cilët nuk do të regjistrohen për të votuar në diasporë, të vijnë dhe ta realizojnë të drejtën e tyre të votës në Maqedoni më 30 shtator.

Referendumi për integrim të vendit në NATO dhe BE është me rëndësi të jashtëzakontë për të ardhmën e vendit dhe të qytetarëve, prandaj ftojmë të gjithë elementet përbërëse të shoqërisë që të mobilizohen për ta përcaktuar të ardhmën e sigurtë.