BDI: Dyfytyrësia e ASH-së, Gostivari dhe Bogovina furnizohen nga Pucko Petrol

Akuzat e Aleancës për Shqiptarët ndaj krerëve të komunave që udhëhiqen nga kuadër i Bashkimit Demokratik për Integrim se gjoja nga janari i vitit 2020 kanë bërë furnizime publike në mbi 2 milion euro nga kompania, siç thonë ata e deputetit të BDI-së Ismail Jahoski djali i të cilit është pronar i kompanisë Pucko Petrol janë dyfytyrësi dhe hutim i opinionit.

Marketing

Sot kur çdo gjë është publike dhe fare leht arrin te qytetari, vetëm me një kërkim në internet mund të vërtetosh qartë se edhe Komuna e Gostivarit, e cila qe nga viti 2017 e realizoi “ndryshimin” ka lidhur kontrata milionëshe me Pucko Petrollin në periudhën që Taravari udhëheq me këtë komunë.

Duket qartë se ky reagim i Aleancës për Shqiptarët ka qenë një lapsus apo reagim i pa koordinuar mirë mes strukturave të partisë së tyre pasi që të dhënat zyrtare të lëshuara nga ministria e Financave (Open Finance) tregojnë qartë se pikërisht nga kompania e lartpërmendur, me derivate të naftës furnizohen edhe dy komuna që drejtohen pikërisht nga Aleanca për Shqiptarët edhe atë komuna e Gostivarit dhe komuna e Bogovinës.

Se ky reagim i partisë së Ziadin Selës është një mishmash dhe një reagim i pa koordinuar qartë brenda strukturës së tyre partiake tregon edhe fakti se gjashtë komuna që drejtohen nga Bashkimi Demokratik për Integrim janë furnizuar me derivate të naftës nga Pucko Petrol në vlerë prej 2 milion euro, kurse vetëm komuna e Gostivarit nga nëntori i vitit 2017 kur dhe morën këtë komunë kanë bërë furnizime me vlerë prej 87.545.608 denarë apo 1 milion e 423 mijë e 505 euro.

Ndërkohë, në po të njëjtën periudhë, komuna e Bogovinës si një komunë rurale e udhëhequr po nga kuadër i Aleancës për Shqiptarët ka bërë furnizime publike për derivate të naftës në vlerë prej 928.434 denarë apo mbi 15 mijë euro.

Në total, dy komunat që drejtohen nga kuadro të ASH-së së Ziadin Selës, brenda kësaj periudhe kanë kryer furnizime publike nga Pucko Petrol në vlerë prej 88.474.042 denarë apo 1 milion e 438 mijë e 602 euro.

Ky reagim i Aleancës për Shqiptarët dëshmoi edhe njëherë se Gostivarit vërtet i ka ardhur koha për ndryshim.

Në linqet më poshtë mund të gjeni kontratat e kryetarit aktual të Gosltivarit, Arben Taravari me kompaninë Pucko Petroll:

https://bit.ly/3fSIewG

https://bit.ly/2RsYFXo

Marketing