BDI fushatën për referendumin e fillon nga Çairi

Zëvendëskryeministri Bujar Osmani përmes një njoftimi në facebook ka njoftuar se BDI fushatën për referendum do ta fillojë nga komuna e Çairit. Fushat fillon ditën e shtunë ndërsa do të marrin pjesë gjithë ministrat dhe zëvendësministrat e BDI-së.

Të nderuar qytetarë të Çairit,
Ju informoj që të Shtunën më 01.09.2018 në mjediset e Komunës së Çairit, nga ora 13 deri në ora 18:00 do të organizohet ditë e hapur për banorët e Komunës së Çairit, gjatë së cilës do të keni mundësi të keni takim kokë më kokë me cilin do nga Ministrat, zëvendës Ministrat, Sekretarët Shtetëror dhe deputetët e zonës nga radhët e BDI-së për ti shprehur vërejtjet, kërkesat, idetë, sugjerimet për një qeverisje sa më të afërt me ju dhe në shërbimin tuaj.
Karavani i bashkëbisedimit me qytetarët “Zëri yt” fillon nga Komuna e Çairit
Do keni mundësi të caktoni takim me :
Bujar Osmani – zv.kryeministër
Sadulla Duraku – Ministër i ambientit dhe planifikimit hapsinor
Kreshnik Bekteshi – Ministër i ekonomisë
Arbër Ademi – Ministër i Arsimit
Shyrete Elezi- zv. Ministre e financave
Agim Nuhiu – zv. Ministër i punëve të brendshme
Asim Musa – zv. Ministër i shëndetësisë
Bekim Maksuti – zv. Ministër i mbrojtjes
Nefrus Çeliku – Sekretar shtetëror në Ministrinë e bujqësisë
Jahi Jahiu – Sekretar shtetëror në Ministrinë e administratës publike
dhe deputetët e zonës:
Ejup Alimi – Koordinator i grupit parlamentar
Artan Grubi – deputet
Numër kontakti:070419774
PS. Adresa: Komuna e Çairit, rr. Hristijan Todorovski Karposh, Shkup
Me respekt
Bujar Osmani

evn