BDI – Gostivar, gati për tubimin qendror të ditës së mërkurë

Shtabi Komunal Zgjedhor i degës së Bashkimit Demokratik për Integrim – BDI, në Gostvar në mbledhje me shtabet zgjedhore, Kryetarët e Këshillave Vendore, kryesitë e Forumit të Gruas – FG dhe Forumit Rinor – FR, strukturave të tjera partiake, si dhe funksionarë partiak ndanë përgjegjësi për organizimin dhe mbarëvajtjen e tubimit qendor në qytetin e Gostivarit, të mërkurën me fillim prej ora 19:30 në Pallatin për Kulturë.

Marketing

Shefi i Shtabit Komunal Zgjedhor, z. Bashkim Hasani, fillimisht para të pranishëve raportoi për mbarëvejtjen e fushatës zgjedhore, me ç’rastë potencoi që në takimeve me banorët e vendbanimeve të Gostivarit, nga afër u është prezantuar idea e Presidentit konsensual dhe burimisht janë njoftuar rreth rëndësisë së këtij koncpeti.

Hasani vuri në dukje që qytetarët e Gostivarit tashmë e kanë të qartë se përse duhet të përkrahet kandidati i përbashkët, duke shtuar që vota për kandidatin shqiptar është një votë pa vlerë kur dihet që nuk ekzistojnë as gjasat më të vogla që ky kandidat të kalon në rreth të dytë.

Me këtë rast, shefi i Shtabit Komunal Zgjedhor, z. Bashkim Hasani, ftoi strukturat partiake dhe shtabet zgjedhore që të ftojnë anëtarët, simpatizuesit dhe qytetarët e Gostivarit, që të marrin pjesë në tubimin qendror, ku pjesëmarrës do të jetë lideri i BDI-së, z. Ali Ahmeti.

Në takim me strukturat e partisë, Hasani bëri me dije që në disa Këshilla Vendore kryesisht në qytet, nuk u organizuan tubime të veçanta, nga shkaku se qytetarët e këtyre zonave do të jenë të ftuar në tubimin qendror.

Gjatë këtij takimi, Hasani faleminderoi Forumin e Grues rreth organizimit dhe pjesëmarrjes së denjë në kuvendin zgjedhor në nivel republikan, dhe paralajmëroi organizimin e kuvendit zgjedhor të Forumit Rinor të BDI-së, në fund të muajt Prill.

Marketing