BDI – Gostivar i reagon Taravarit për dështimet (Video)

Sot në një konferencë për shtyp dega e BDI-së Gostivar ka bërë vlerësimin mbi qeverisjen 3 vjeçare të drejtuesve të Pushtetit Lokal në Gostivar.

Marketing

“Sot jemi para jush për të përshkruar në terma të përgjithshëm qeverisjen tre vjecare të komunes së Gostivarit, e cila qeverisje më shumë na rezulton si mos qeverisje, keq qeverisje apo në rastin më të mirë si qeverisje me kohë të pjesshme. Perceptimi i përgjithshëm i opinionit mbetet po ai të cilin e kemi shprehur vazhdimisht se në mungesë të ideve e zgjidhjeve për të gjitha problematikat që e karakterizojnë komunën, kryetari i komunës gjen justifikime dhe fajtorë kujdestar për mos realizimin e të njejtave. E në rrolin e viktimës definitivisht ka qenë shumë i mirë”, tha Imran Zhupani nga BDI – Gostivar

Por e vërteta, tha ai, është një dhe e vetme. Dhe kjo e vërtetë, sipas tij, flet për dështim të kësaj udhëheqe nga njëra anë dhe nga ana tjetër dëshpërim për qytetarët.

“Premtimet kryesore të fushatës parazgjedhore edhe sot pas 3 vitesh qeverisje mbeten thjeshtë dhe vetëm premtime. Po u sjell në vëmendje disa nga premtimet kryesore si: – Fabrika të reja që do të gjeneronin vende të reja të punës, – Transport publik me autobusë ekologjikishtë miqësor,
– Parkingje në kate dhe nëntokësore, – Stacion për filtrimin e ujit të pijshëm,
– Zgjidhje e problemit me qentë endacak, -Z gjidhja e çeshtjes së ajrit të ndotur me theks të veçantë Deponia regjionale Rusino”, tha Zhupani.

Parashtrohet pyetja cilat nga këto premtime janë realizuar, tha ai.

“Kemi ajër më pak të ndotur?, ⁃ Kemi me pak qenë rrugëve të qytetit dhe vendbanimeve tons?, ⁃ Kemi ujë të filtruar?, ⁃ Kemi parkingje?

⁃ Transport publik?, ⁃ Fabrika të reja?. Përgjigja është një për të gjitha: -Jo. Nuk kemi asgjë nga këto. Por, çfar realisht u bë në këto tre vite? Dhe këtu përgjigja në shumicën e rasteve është Po”, shtoi Zhupani.

Sipas tij, në këto tre vite ka rritje të borxhit publik në 3 mil. €, gjendje kaotike në urbanizëm dhe komunikacion, ka rrugë me gropa gjithandej, Uzurpim të hapsirave publike, ka papastërti publike.

“Po, kemi Arsim të politizuar. Këto tre vjet kemi furnizime publike jasht cdo procedure ligjore. Raporti i revizionit flet për mungesë të theksuar të transparencës., e shumë e shumë “Po” të tjera që nuk i shkojnë për nder kësaj udhëheqësie të komunës. Te nderuar qytetarë në fund dua të ju njoftoj se në periudhën në vazhdim konform protokolleve për mbrojtje nga pandemia CoVid-19 do të realizojmë konferenca periodike për shtyp dhe për çdo problematikë do të ofrojmë argumente konkrete. Pastaj vlersimin e bëni më kollaj”, përfundoi Zhupani.

Pas konferencës për shtyp nga dega e BDI në Gostivar, me reagim pritet të del udhëheqja e komunës.