BDI Gostivar: Kur Taravari si kryeparazit ofendon gjysmën e administratës

Deklarata skandaloze e Taravarit i cili gjysmën e administratorëve të komunës së Gostivarit i quan parazitë, nuk është gjë tjetër vetëm se reflektim i gjendjes së rëndë mendore në të cilën ndodhet ai.

Marketing

Taravari, kryeparazit je ti që ke ardhur në krye të komunës për të ofenduar administratorët të cilët profesionalisht janë të përgatitur në universitet e vendit. Prindërit e tyre me mund dhe sakrificë kanë shkolluar fëmijët për tu shërbyer qytetit dhe qytetarëve të Gostivarit, dhe jo për t’i quajtur ti parazitë.

Është momenti i fundit që të çlirohesh nga injoranca, të shërosh veten dhe të fillosh të punosh në interes të qytetarëve të Gostivarit, dhe jo të merresh me ofendime. E vetmja punë që je duke bërë tani e dy vite është biznesi ytë privat dhe mashtrimi ndaj shoqërisë.

BDI, dega në Gostivar

Marketing