Bdi Gostivar: Qytetarët thellë të zhgënjyer nga keq menaxhimi i komunës

Si degë e BDI-së në Gostivar, pas shumë ankesave nga ana e qytetarëve të Gostivarit në lidhje me keq menaxhimin e pushtetit lokal, të drejtuar nga koalicioni ALEANCA dhe VMRO, e pamë të rrugës të thirrim këtë pres si senzibilizim me qytetarët e Gostivarit, ku do të mundohemi në bazë të fakteve reale t’ua sqarojmë qytetarëve se çka ndodh me menaxhimin e komunes dhe ndërmarrjeve komunale për më shum se 2 vjet nën udhëheqjen e ALEANC-ës dhe VMRO-së.
Si fillim dua ti rikujtojmë kryetarit të FB, se ne si BDI 4 vitet paraprake ne pushtetitn lokal u munduam të punojmë, dhe lam pas vete vepra kapitale, të cilat sot edhe në të ardhmen do i shfrytëzojnë qytetarët e Gostivarit siç janë: Ura e re mbi lumin vardar, stadium i ri, tribuna në stadiumin e qytetit, hapja dhe asfaltimi i rruges qe lidh lagjen e re me rrugen e dibres, pastërti gjithandej qytetit dhe shum e shum punë të tjera.
A i bëmë të gjitha mirë? Sigurisht se jo njerëz jemi, edhe ne kemi kusuret dhe lëshimet tona nga të cilat për çdo ditë nxjerrim mësime, dhe pikërisht nga kjo situatë dhe nga premtimet utopike që në fushatën e 2017 bënte atëkohë kandidati i ALEANC-ës dhe sot Kryetari i FB ne me një diferencë shumë të vogël humbëm zgjedhjet, kurse si parti ishim e para.
Çka ndodh sot?! Sot jemi komplet në situatë tjeter. Pasi u bënë më shumë se gjysma e mandatit të udhëhequr nga aleanca dhe vmro dpmne, qytetarët janë thellë të zhgënjyer nga keq menaxhimi i komunes nga ky pushtet. Për më shumë se 2 vite nuk kanë arritur as 10 % të realizimit të premtimeve utopike që bënin në fushatë parazgjedhore të vitit 2017.
Të kishte qenë barometër i punëve FB i kryetarit lum për qytetaret, ngase FB mban sa të shkruash, me dhjetra kilometra asfalt, me dhjetra kilometra kanalizime e ujësjellës, administrat dhe arsim të depolitizuar. Çka nuk mban FB i Kryetarit!
Por, e theksoj se realiteti në teren është krejtësisht ndryshe!
Ai flet për dhjetra kilometra rrugë të asfaltuara, qytetarët nuk i shofin, flet për dhjetra kilometra kanalizime dhe ujësjellsa, këtu dua të ja kujtoj se mundet sa te dojë të mashtrojë se janë nën tokë nuk shihen, flet për pastërti në qytet, ne do ti cekim vetem një rast ku afaristet e kësaj rruge për fat janë të gjithë shqiptarë dhe banoret e kësaj lagje ballafaqohen me pluhurin e rrugës çdo ditë. Ja e pyesim shum thjeshtë dhe hapur, Sa herë në vit lahet rruga Beliçica?
Qytetarët e Gostivarit sado që kryetari mundohet ti gënjejë me projekte virtuale, e dinë shumë mirë se me Çka përballen në teren, duke filluar me rrugë krejt pluhur, me mbeturina gjithandej, me gropa goditëse të pa numërta në qytet, me lagje të pa ndriçuara ose nga restrikcioni që u bëhet nga ana e komunës me ndriçimin publik, e te mos flasim për përballjen e rrezikut më të madh nga qentë e shumtë endacak.
Sa i përket sferës së urbanizmit kemi shumë për të thënë. Keqpërdorime te ndërtimet pa leje, ndërtime të objekteve të banimit në terenet sportive, thjeshtë mafijë urbane u krijuan këta 2 vite në komunën tonë. E mos të flasim për bllokimet e afaristëve të Gostivarit nga llojet e ndryshme si ngecja e miratimeve të planeve urbanistike, dhënjen e lejeve e çdo procedur tjeter që lidhet me urbanizmin.
Në sferën e komunikacionit asnjëherë qyteti nuk ka qëndruar më keq, shenja komunikacioni të shtrembëruara, jofunksionale, të rrëzuara e grabitura, shenjëzim vertikal dhe horizontal në nivel të ulët.
Kryetari i FB gënjen veten pasi ai edhe ska mundesi të shohë terenin ngase një pjesë të madhe jeton dhe punon në Kryeqytet.
E pyesim publikisht… Sa ditë të vitit dhe sa orë në ditë rrinë në vendin e punës? Në sa seanca të këshillit komunal ka marrë pjesë? Sa herë në vit dhe nga sa ditë është me pushime jashtë shtetit? Normal pushimet nuk i bën në Shqipëri !!!
Por ju garantoj se s’ka përgjigje per keto pyetje se përgjigjet janë vrasëse për atë.
Premtoji dhe mundohet të gënjejë opinionin kinse bënë depolitizimin e administratës dhe arsimit, përkundrazi të gjitha punësimet në administratë, udhëheqësit në ndërmarrjë dhe drejtorët në arsim i ka ushtarë partiak me fakte të pa kundërshtueshme, që i njohin mirë qytetaret e Gostivarit.
Krejt e kunderta ndodhi sa ishin drejtorët e BDI-së në arsim… ku në konkurset e fundit këtë muaj konform ligjit dhe normave ligjore, në arsim pranohet në punë këshilltarja e aleances Njomza Hasani Shahini, bashkëshorjta e shefit të kabinetit të kryetarit e shum raste të tjera, me çka dua të them se ne dallojm shum nga ata, ne respektojmë ligjin.
Shtoji kësaj situate edhe internimet që u bënë administratës paraprake, raste për të cilat është i njohtuar i gjith faktori ndërkombëtarë.
Sot, pyesim Taravarin: Çka ndodhi me Eko Transportin urban ?
Çka ndodhi me Deponinë Rusino ? Nga ajri i ndotur dhe mbeturinat, erë e keqe kundërmon gjithande j!
Urojmë mos përballemi me ndonjë epidemi…!
Çka ndodhi me hapjen e fabrikave të reja dhe rivitalizimin e fabrikave të vjetra ?
Çka ndodhi me përmirësimin e kualitetit të ujit për pije ?
Çka ndodhi me përmirësimin e kualitetit të ajrit ?
Çka ndodhi me funksionimin e Kazinove. U mbyllën apo u shtuan ende më shumë ?
Ishin këto premtimet apo manipulimet e Taravarit në fushatën zgjedhore të vitit 2017, për çka, popullata i dha besimin. Sot, qytetarët e Gostivarit janë dëshmitarë që asnjë nga këto premtime nuk u realizua.
Kryetari i FB për këto dy vite ka dëmtuar rëndë buxhetin e Komunës, duke realizuar shpenzime të shumta joproduktive, shpenzime paushalle, pa procedura tenderiale dhe shum keqperdorime të tjera për të cilat ka vërejtje nga revizorët shtetëror. Krenohet se ka realizuar investime të mëdha kapitale, por për fat të keq qytetarët nuk i shohin dhe nuk i prekin ato, pasiqë ky lloj i investimeve është fiktiv veç në letër, rritje kjo e rrejshme pas dy ribalanceve dhe pas milona mjete të transferuara nga Qeveria në buxhetin e Komunës.
Edhe në seancën e fundit të këshillit komunal ku u debatua rreth programës zhvillimore dhe buxhetit komunal për vitin 2020, ishim dëshmitarë se shumica e projekteve të paraparë për vitin 2020 ishin kopi paste prej 2019 si p.sh kanalizimi dhe asfaltimi i rrugicave në fshatin Çegran, ndërtimi i pakingut te shkolla fillore dhe asfaltimi i rrugicave në fsh. Debresh, muri mbajtes në fsh. Sërmnov dhe shumë projekte të tjera në qytet.
Kjo tregon se edhe projektet që parashihen te realizohen per vitin 2020 janë sa për tu hedhur hi syve të qytetarëve, dhe normalisht reklame ne FB nga ana e kryetarit.
Po normal ju se dini z.Kryetar se edhe kësaj rradhe si shumë të tjera, ti spate kohë të prezantosh në seancën më domethënëse që do ti prijë buxhetit të vitit 2020, edhe kësaj rradhe ti nuk ishe aty të shohësh se si administrata dhe këshilltarët e partisë tënde në bashkpunim me VMRO-në shkelen me dy këmbë rregulloren e këshillit duke mos ja dhënë kryetarin e komisionit për emrime partisë më të madhe që ja garanton ligji që në këtë rast është BDI-ja, poashtu edhe për këtë rast ne kemi njoftuar të gjithë faktorin ndërkombëtarë në vend.
Sa i përket rastit më eklatant të fundit me lejen e dhënë për guroren e Çegranit, qytetarët e patën rastin qartë si hëna e plotë të shohin se me çfarë mashtruesi kanë të bëjnë…. Se sa kryetarit të komunës i interesoi shëndeti i Çegranasve po edhe të qytetarëve të Gostivarit.
Në fund i bëjmë thirrje kryetarit të FB dhe partnerit të tyre në pushtetin lokal VMRO të marrin rrolin e tyre të pushtetarëve dhe të nëderpresin rrolin e viktimës të paqenë.
Z. Kryetarit i shkoi më shumë se gjysma e mandatit duke kërkuar fajin te BDI-ja. Tani që drejton me këshillin komunal dhe me shkollat pas shkarkimeve dhe emërimeve të drejtorëve jashtë çdo rregulle ligjore, e pyesim kush ta ka fajin tani? Në këtë pak mandat që ju ka mbetur të realizojnë ndonjë projekt sadopak në të mirë të qytetarëve, e ta lejnë rreklamimin në FB, se qytetarët shofin realitetin në teren e jo reklamat në FB. Mos gënjejnë kot veten e tyre…! Përfundimisht të ia rikujtojmë se opozitë jemi ne, edhe e bëjmë këtë detyrë me shum përgjegjësi duke ia votuar të gjitha pikat në këshillin komunal që janë në interes të qytetarëve, po pastaj pse nuk realizohen këto projekte në teren le të përgjigjet kryetari, pasi këtë obligim ka… të realizoje projekte në të mirë të qytetarëve të Gostivarit e jo të sillet si opozitë e të bëjë politika të mëdha.
Ne do të vazhdojmë edhe në këtë pak mandat që i ka mbetur kryetarit të FB ta ndjekim hap pas hapi dhe të senzibilizohemi me qytetarët e Gostivarit me rrethinë me plot konstruktivitet… pasi opozita këtë rrol ka deri në fundin e tijë, dhe në 2021 një herë e mirë do ta përcjellim të keqen e Gostivarit për në kryeqytet atje ku edhe zemra ja donë, pasi qytetarët kanë nevojë për kryetar që rrinë afër 24 orë, dhe dëgjon çdo hall të tyre.

Marketing
Marketing