BDI- Gostivar reagon ndaj vendimit të Ministrit të Kulturës për emërim jo ligjor të drejtorit të Institutit Nacional “Qendra për Konservim” në Gostivar

Ministri i Kulturës, Asaf Ademi në kundërshtim të plotë me ligjin ka bërë shkarkimin dhe emërimin e drejtorit në Institutin Nacional “Qendra për Konservim”, në Gostivar.

Marketing

I motivuar politikisht, Ademi ka emëruar për drejtor të ri një kuadër që nuk ka plotësuar kushtet e parapara në konkursin për emërimin e drejtorëve në institucionet nacionale të kulturës.

Dega e Bashkimit Demokratik për Integrim – BDI në Gostivar, fton Ministrin Ademi të kujdesët për shqiptarët në institucionin që drejton, të emëron kuadro shqiptare në institucionet që nuk udhëhiqen nga shqiptarët.

Ministri Ademi bënë mirë të parandalon publikimin e filmave që financon Ministria e Kulturës dhe ku nënçmohet amblema, ushtarët dhe lufta e lavdishme e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare – UÇK-së.

Ademi është mirë të angazhohet që faqa e Ministrisë së Kulturës të ketë edhe versionin në gjuhën shqipe. Të ketë sa më tepër buxhet për institucionet dhe artistët shqiptarë, dhe jo të merret me ndërrimin e kuadrove shqiptare.
Dega e Bashkimit Demokratik për Integrim – BDI në Gostivar, inkurajon drejtorin paraprak të Institutit Nacional “Qendra për Konservim” – Gostivar, të ndjek procedurat ligjore për ankimimin e vendimit joligjor të nënshkruar nga Ministri i kulturës.