BDI-Gostivar: Skandaloze, komuna pa një kontratë të nënshkruar për mirëmbajtjen e rrugëve gjatë Dimrit

Fillimisht na lejoni të ju shprehim faleminderim për pjesëmarrjen tuaj dhe njëkohësisht
të ju kërkojmë ndjesë që në kushte të tilla atmosferike iu përgjigjet pozitivisht ftesës sonë për ta ndjekur këtë konferencë për shtyp.

Marketing

Jemi të detyruar që të mbajmë këtë konferencë për shtyp për ta demaskuar bashkëpunëtorin e dexhallit i cili për tre vite me radhë qëndron në krye të komunës duke shpifuar, keqmenaxhuar dhe mashtruar qytetarët e Gostivarit.

Është rast i cili ndodh vetëm në komunën e Gostivarit, ku në mes të dimrit komuna e
Gostivarit ende nuk ka marrëveshje të nënshkruar me asnjë operatorë për mirëmbajtjen
e rrugëve, ashtu siç është praktikë në çdo komunë tjetër dhe ashtu siç ka qenë praktikë
më herët edhe në komunën e Gostivarit.

E pyesim publikisht bashkëpunëtorin e djallit pse ka ngecur procedura e tenderimit? A
ndërhynë bandat dhe nuk u arrit kompromisi se cila do të kontrolloj tenderin dhe cila do
të merr haraçin?

Është e qartë që kryetari i komunës i kapur nga bandat dhe duke u mar me koalicion
me djallin, ka harruar qytetarët duke vënë në prioritet agjendën politike dhe korruptive,
duke mos arritur të ushtrojë kompetencat e veta në detyrën që ia besuan qytetarët e
Gostivarit.

Qytetarët me të drejtë shprehin revoltën e tyre nga lënia pas dore nga ana e pushtetit
lokal. Janë qindra të tillë që janë drejtuar tek dega e BDI për të shprehur pakënaqësinë
e tyre nga neglizhenca që u bëhet nga pushtetit lokal. Fshatra të tëra dhe sidomos
fshatrat e Malësisë janë bllokuar dhe nuk mund të lëvizin.

Ata kanë ofruar pamje dhe dëshmi nga gjendja kaotike në terren, edhe atë, vetëm me
një ditë rrjeshje bore. Paramendoni sikur të reshurat e borës të zgjasnin me ditë të tëra.
Qytetarët me të drejtë dyshojnë se kjo qasje është papërgjegjësi totale, neglizhencë
apo betejë mes bandash.

Kryetarin e komunës nuk e amneston shpifja për shpifje, viktimizimi dhe hedhja e fajit
diku tjetër.

Edhe ato pak operatorë të cilët i shohim në terren për të pastruar rrugët,
pyesim Kryetarin e komunës se si do të kryhet pagesa e tyre pa pasur kontrata të
nënshkruara. Nëse operatorët kanë dalur në terren dhe punojnë vullnetarisht, atëherë i
faleminderojmë publikisht, por kjo nuk e amneston kryetarin e komunës nga
papërgjegjësia që ka si kryetar komune, pasi vitet e kaluara ka kryer pagesa tek
operatorët e kontraktuar edhe kur nuk ka pasur borë.

Është koha e fundit të pranon dështimet dhe fajin të mos e kërkon diku tjetër. Populli një
herë mund të manipulohet por çdo herë jo.

Shpresojmë që përgjigja e të parit të komunës i cili në vazhdimësi luan rolin e viktimës,
të mos jetë që BDI ia morri kompetencat për pastrimin e borës. Ne jemi të binur.Ndërsa ju garantojmë se deri në fund të mandatit, të gjithë qytetarët do të binden që bashkëpunëtorët e dexhallit janë hajna klasik.

Marketing