BDI Gostivar, sot zgjedh kryesinë e re

Në kuadër të zgjedhjeve brendapartiake të Bashkimit Demokratik për Integrim, sot do të mbahet kuvendi zgjedhor i degës së BDI-së në Gostivar.
Kuvendarët e deleguar do të zgjedhin kryesinë e degës si dhe këshillin mbikqyrës të degës së Gostivarit.
Punimet do të zhvillohen në ora 18:00 në Pallatin e Kulturës, ndërsa i pranishëm do të jetë edhe lideri i partisë, Ali Ahmeti.

Marketing
Marketing