Të enjten në ambientet e selisë së Bashkimit Demokratik për Integrrim – BDI në Gositvar, u mbajt konferenca për shtyp me temë: Taravari, 365 ditë dështim.

Nënkryetari i degës, z. Bashkim Hasani paraqiti argumente dhe video materiale për dështimin e Taravarit në një vjetorin e qeverisjes së Arben Taravarit në komunën e Gostivarit.

“Ne si Degë e BDI-së në Gostivar, në hapërimin tonë politik, në piedestal kemi vënë mirëqenien e qytetarit, prandaj ne nuk kemi vënë moton “Të zhurmojmë për të ngritur pluhur mediatiko-politik”, por si pikësynim të veprimtarisë tonë politike kemi hapërimin pragmatik dhe ruajtjen e interesit dhe të dinjitetit të qytetarit gostivaras. U bënë plot 365 ditë, të nëpërkembjes së krenarisë gostivarase, të nëpërkëmbjes sëbindjes se qyteti i Gostivarit ështe qytet i harmonisë ndërnjerezore, rendit qytetar dhe infrastrukturor, ku pastërtinë e qytetit tonë e lakmonte çdo kalimtarë dhe vizitorë, pra kemi plot 365 ditë dështim, edhe pse ne, nga fillimi ofruam bashkëpunim, ndërsa ti zgjodhje vajtimin”, tha në fillim të konferencës Hasani.

Ne këta jemi, shtoi Hasani, këto që na njihni, me të mirat dhe të metat tona, porne nuk kemi suflerë e as këshilltarë mbas perdeve të cilët i himnizojmë, këshilltarët tanë janë qytetarët e Gostivarit.

“Prandaj organizuam sot këtë konferencë për shtyp, të bashkëbisedojmë me qytetarët tanë nëpermes mediumeve,dhe tu themi se: Kaluan plot 365 ditë që Taravari nuk realizoi projektet me të cilat fitoi besimin e qytetarëve të Gostivarit”, vijoi Hasani.

“Premtove mbrenda 2 / 3 muajve rregullimin e çatisë së shkollës fillore “Goce Dellçev”, deklaroi Hasani duke prezantuar video nga deklarimi i Taravarit në fushatën parazgjedhore.

“Dështove, kaluan 365 ditë ende pa e bërë, edhe pse trashëgove projekt dokumentacion të gatshëm, ti dhe ekipi yt nuk arritët të siguroni mjete as nga buxheti i komunës, as nga donatorët e as nga Mministria e Arsimit., me arsyetimin se nuk ke kompentenca në arsim, ndërsa faktet flasin vërtetë ndryshe. Si ke kompetenca që shkollës Mustafa Kemal Ataturk për 9 muaj ti japish 30.000 euro, e nga ana tjetër shkollës Ismail Qemalit vetëm 3.000 euro“, pyeti Hasani.

“Premtove depolitizim të arsimit. Dështove, përgjegjësee arsimit, bashkëshortja e shefit të shtabit zgjedhor të partisë tënde. Duke mos respektuar ligjin emërove drejtor të shkollave aktivistët e dalluar partiak, emërove kryetarin e degës së partisë tënde për drejtor të konviktit të nxënesve edhe atë duke shkelur ligjin. Premtimet e tua për deponinë Rusino njejtë si premtimet e tjera. Dështove, pas 365 ditëve deponia është në gjendje te mjerueshme, investitorët askundi”, tha Hasani.

“Premtove riaktivizim të fabrikave dhe zonë industriale. Dështove, edhe pas 365 ditëve asnjë fabrikë e riaktivizuar dhe asnjë zonë industriale e hapur, as edhe një punëtori e vogël e hapur. Premtove transport publik. Dështove, kaluan 365 ditë Gostivari pa transport publik e mos flasim për eko autobësa. Premtove parking në kate. Dështove., edhe pas 365 ditëve nuk vërejm askund parking në kate”, deklaroi Hasani duke prezantuar video nga deklarimet e Taravarit para një viti.

“Premtove hapjen e 4 çerdheve. Dështove., edhe pse trashëgove fonde për hapje të 6 çerdheve edhe atë në Çegran, Forinë, Raven, Banjicë e poshtme, Banjicë e epërme dhe Turçan të madhë, edhe pas 365 ditëve as edhe një çerdhe nuk është e hapur. Premtime në sferën e kulturës. Dështove, kultura në Gostivar frymon falë Qendrës për Kulturë, dhe shoqatave kulturore artistike, e jo nga zotimi yt, dhe mbështetja e yte qesharake. Premtimet e tua per firmat ndërtimore. Dështove, akuzuat se në Gostivar punonin disa firma, ndërsa këto 365 ditëve me Ju në krye të komunës punon vetëm një firme ndërtimore, Pellagonija. Premtimet mbi bastoret sportive dhe kazinot. Dështove, as shkove, as kërkove vetëm se numrin e kazinove e shtove, një nga ata edhe në hapësirat e shtabit tënd parazgjedhorë. Premtimet mbi tregun e qytetit. Dështove, kaloi vititi i parë, ndërsa premtimi mbi tregun rezultoi gënjeshtër si ç’do premtim tjetër”, vijoi tutje Hasani.

365 ditë keqmenaxhim me buxhetin dhe financat e komunës, jo transparencë maksimale

Buxhet manipulativ, joracional, realizim i ulët, asnjë investim kapital, me rritje të vazhdueshme të borxhit publik,dhe më tragjike orientimi i mjeteve të qytetarëve të Gostivarit nëpër kompani të qyteteve të tjera, si: Avokat nga Tetova, Veterinar nga Tetova, mbikqyrës nga Shkupi, projektant nga Shkupi dhe firma “Dafka” nga Shtipi, duke i nënçmuar dhe anashkaluar kompanitë e qytetit tonë. Sot dhe 365 ditë, qytetarët nuk janë të informuar se ku mbarojnë paratë e tyre.

Menaxhimi i financave të llojit Taravari, edhe pse me më shumë mjete finansiare nga qeveria në formë të bllok dotacioneve dhe TVSH-së për vitin 2018, përkrahja ndaj kulturës, sportit, shkollave, rasteve sociale, zhvillimit ekonomik lokal është në gjendje mjeruese.

Menaxhimi i financave të llojit Taravari: Harxhime luksi për udhëtime zyrtare jashtë shtetit, aviobileta, dreka dhe darka nga njëra anë, dhe nga ana tjetër shkolla me xhirollogari të bllokuara.

Se kemi keqpërdorim dhe keqmenaxhim të buxhetit, dëshom edhe fakti që Gostivari është i vetmi qytet ku mbjellen lule në prag të dimrit, dhe në prag të dimrit bëhet shenjëzimi i vizëbardhave nga firmë private e themeluar 2 ditë para shpalljes së tenderit dhe e cila shfrytëzon maqinerinë e Ndërmarjes Publike “Komunalec”, jashtë çdo rregulle ligjore, pasi që firma e aktivistëve partiak nuk posedon makinerinë e vete.

365 ditë dështim në urbanizëm

Nga vendi i parë në nivel të shtetit, pas 365 ditëve Gostivari i pari nga fundi, për numrin e lejeve të ndërtimit. Me procedura burokratike bllokon miratimin e planeve detale me të cilat i pengon investitorët privat që të ndërtojnë, nga ana tjetër stimulon ndërtimin pa leje dhe legalizon objekte në mënyre selektive.

Në hapësirat e parapara për terene sportive dhe rrugë, ndërtohen objekte banimi pa leje, me këto veprime rinisë dhe qytetarëve të tjerë të Gostivarit Ju mohohet e drejta për rekreim dhe sport.

Administrata e komunës, me përjashtim të kuadrit profesional, shoqërohet me nepotizëm të skajshëm, 365 ditë me “365 shefa” me një kryeshef nën hije, dhëndrrin e Taravarit.

Ndërmarjet publike i shndërrove në Ente për Punsim të ushtarëve partiak edhe nga qytetet tjera, me të vetmin angazhim, sharrje, fyerje dhe ofendime të oponentëve politik nëpër rrjetet sociale.

Papastërti, mbeturina gjithandej, rrugë të palara dhe pa ndriçim publik, parking zonal me çmime Taravari, 150 deri 250 denarë.

Banorë të Forinës, ta gëzoni rrugën e sapoasfalltuar në gjatësi prej 1.100 metrash me çmim Taravari, 200 mije euro. Më lejoni që ta informoj opinionin se rrugë dyfish më e gjatë, saktësisht 2.500 metra, e asfaltuar në vitin 2015 nëPadalisht, në teren shumë më të vështirë, ka kushtuar sa rruga në Forinë. Pra, Forinë1.100 metra 200 mijë euro, Padalisht 2500 metra rrugë 200 mijë euro.

Pyesim Taravarin, në cilin xhep përfunduan këto para të qytetarëve, mos vallë edhe rrugët dhe punët e tjera planifikon t’i realizoshë duke shumëfishuar vlerën reale.

Promovove trajtimin e qenve endacak, por këte e bëre për ta përmbushur agjendën tënde të Faceebook-ut, realiteti ështe si kjo foto në prapavijë.

Rruga në Tërnove, rruga në Padalisht, rruga në Sërmnovë, kanalizimi në Debresh, ujësjellsi i qytetit që t’i i promovon janë vetëm disa nga projektet që i trashëgove të gatshme dhe të finansuara komplet nga niveli qendrorë, gjë që tregon se pushteti qendror vazhdonë të kujdeset për Gostivarin.

Në vend që të merresh me rregullimin e gropave të shumta, si këta dy gropa mu në qendër të qytetit, t’i merresh me Ali Ahmetin i cili bën punë që ti as nuk mund ti ëndërrosh, a në realitet nuk e ke as hallin e as nivelin për tu marrë me atë.

“Premtove se do punosh edhe si Mjek, është ky i vetmi premtim që e mbajte, 365 ditë Mjek e jo Kryetar, Mjek në komunë, mjek ne Klinikë, mjek në ordinancat private”, përfundoi kështu konferencën për media nënkryetari i BDI-së, Bashkim Hasani, duke dhënë vlerësim për 365 ditë qeverisje të Taravarit në Komunën e Gostivarit.