BDI: Himni shtetëror në dygjuhë do të reflekton shoqërinë

Të nderuar qytetarë,

Marketing

Republika e Maqedonisë së Veriut po ndërton vazhdimisht modelin e saj
autentik të një demokracie funksionale multietnike, e cila në pjesën më
të madhe paraqet përfaqësim autentik të shoqërisë multietnike dhe
multikulturore. Pas zbatimit të pjesës legjislative të Marrëveshjes
Kornizë, janë krijuar kushte për përmbylljen e plotë të kornizës
shoqërore, apo edhe të frymës që kjo marrëveshje e imponon në të gjitha
sferat e bashkëjetesës.

Në këtë drejtim, në mandatin e ardhshëm, një nga prioritetet kryesore të
kryeministrit të parë shqiptar do të jetë edhe harmonizimi i simboleve
shtetërore, veçanërisht të himnit të vendit tonë, i cili sigurisht duhet
të paraqesë përfaqësim edhe të përbërjes multietnike të popullsisë. Kjo
do të nënkuptonte përfshirjen e një pjese të trashëgimisë kulturore dhe
traditës së shqiptarëve brenda himnit, si dhe përdorim i gjuhës shqipe
në mënyrë përkatëse sipas pjesëmarrjes së shqiptarëve në shoqërinë e
përbashkët.

Ashtu si me zbatimin e Marrëveshjes së Prespës dhe Marrëveshjes për
fqinjësi të mirë me Bullgarinë, ndërtohet integrim i jashtëm i vendit,
ashtu edhe me rrumbullakimin Kornizës shoqërore të Marrëveshjes së
Ohrit, do ta përforcojmë integrimin e brendshëm dhe karakterin unitar të
vendit.

Forcimi i besimit midis popujve, si dhe avancimi i marrëdhënieve
ndëretnike, është themeli kryesor mbi të cilin është ndërtuar shoqëria
multietnike e Republikës së Maqedonisë së Veriut, dhe pikërisht kjo
është arsyeja që një nga prioritetet tona në mandatin e ardhshëm, do të
jetë integrimi i plotë i shqiptarëve, i traditës, kulturës dhe shprehjes
gjuhësore të shqiptarëve, në të gjitha sferat e jetës shoqërore.

Marketing