BDI ka gati kandidatin për kryeparlamentar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) ka kandidatin e saj për kryetar të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut.

Marketing

 

Sipas portalit maqedonas “360 shkallë”, Talat Xhaferi sërish pritet të rizgjidhet në postin e kryetarit të Kuvendit, nëse do të ketë marrëveshje që BDI-së t’i takojë ky post në kuadër të marrëveshjes për koalicionim.

Portali shkruan se ky propozim do të jetë temë diskutimi edhe në takimin e sotëm të paralajmëruar midis kryetarit të LSDM-së, Zoran Zaev dhe atij të BDI-së, Ali Ahmeti

Xhaferi gjatë përbërjes së kaluar dhe deri tani po ushtron detyrën e kryeparlamentarit, duke qenë shqiptari i parë në Maqedoni në këtë post.

Ai për të mërkurën pritet të caktojë vazhdimin e seancës konstituive ku pritet zgjedhja e Kryetarit të Kuvendit republikan. Nëse sot Zaev dhe Ahmeti sot arrijnë marrëveshje, atëherë të mërkurën do të dihet emri i kryeparlamentarit të ri, që siç spekulohet pritet që të jetë sërish Xhaferi.

LSDM dhe BDI për të mërkurën kanë caktuar mbledhjet e organeve më të larta partiake për t’i dhënë dritë jeshile marrëveshjes për formimin e Qeverisë së re.

Marketing