BDI ka kandidatin e saj për president, nëse nuk ka marrëveshje me Zaevin?!

Ethet e zgjedhjeve presidenciale i ka kapur të gjithë partitë politike në Maqedoninë e Veriut. Më shumë “siklet” ka LSDM-ja e Zoran Zaevit, të nxjerr kandidat të përbashkët me partitë shqiptare apo të kandidojë e vetme.

Marketing

Nëse opozita shqiptare do të kandidojë me kandidat shqiptar, atëherë BDI do të del me Talat Xhaferin si kandidat më i besueshëm dhe më autoritativ i cili mund edhe të fitojë më shumë vota duke matur edhe forcën politike shqiptare në vend, mëson TetovaSot.

Nikolla Dimitrov dhe Stevo Pendarovski janë dy emrat më të votuar në LSDM për president.